‘Rrëzohet’ kryeministri/ Basha merr një fitore ndaj Ramës, ja çfarë vendosi gjykata pas 7 vitesh

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë e kishte paditur Bashën për shpifje dhe kërkonte që ai të paguante dëmin jo pasuror në vlerë 1 mln lekë, për një deklaratë të tij në tetor të vitit 2018.

Pasi shqyrtoi të dhënat, gjykata vendosi të rrëzoi padinë si të pabazuar në prova, teksa shpenzimit gjyqësore do të paguhen nga pala paditëse.

Ky vendim i gjykatës mund të apelohet brenda 15 ditësh.

Lajme të tjera |  E rëndë! 30-vjeçari i dha fund jetës tek Qyteti Studenti, trupi i pajetë prej 5 ditësh në morg nis të dekompozohet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us