Rrëzohet “vend e pa vend”/ Stafi gjen zgjidhje, vesh me atlete dhe kostum presidentin Biden (VIDEO)

– Siç tashmë të gjithë e dimë, presidenti Joe Biden përpos fjalimeve të tij shpesh të pazakonta është bërë objekt diskutimi në rrjet për një kohë të gjatë, lidhur me incidentet e njëpasnjëshme në daljet e tij publike dhe zyrtare. Në shkallët e avionit nuk ka rast që ai të mos pengohet dhe të rrëzohet dhe jo vetëm. E kemi parë që në takime të harrojë emrin e zyrtarëve të ftuar, një tregues që mbështetësit e Trump thonë se ai duhet të heqë dorë menjëherë nga pushteti.

Stafi i Biden thuhet se ka gjetur një zgjidhje për të shmangur çdo incident dhe skena e rrëzimit “vend e pa vend” të Presidentit amerikan mos përsëritet. Një video e publikuar nga RNC Research, e cila fokusohej në atletet e reja të veshura nga presidenti amerikan jashtë Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht kostumit dhe kravatës, ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Këpucët hapën një diskutim të ri për shëndetin dhe gjendjen e tij fizike, ndërsa shumë iu referuan incidenteve të tij të famshme.

Lajme të tjera |  'Emigrantët të kthehen', Rama: Dëgjon vetëm zi, por Shqipëria është një vend tjetër

“Këshilltarët e Biden po e detyrojnë atë të veshë një palë atlete të reja të stilit të jetesës sepse ai po pengon kaq shumë,” raportoi RNC Research në një postim X të shtunën.

Modeli specifik i veshur nga presidenti amerikan ka një taban të gjerë, i cili ofron stabilitet më të madh.

 

Në vitin 2021, ekipi i Shtëpisë së Bardhë vendosi të përdorë shkallë më të shkurtra që Presidenti Biden të mund t’i ngjiste ato më shpejt. Megjithatë, i kontaktuar nga Fox News Digital për koment, zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Andreë Bates shpjegoi se presidenti i përdor këpucët për stërvitje. Mirëpo, nuk dihet se pse, edhe pse për ushtrime, ai kishte veshur kostum.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us