Rriten rastet me kollën e mirë në vend, më të prekur fëmijët

Mes virozave dhe alergjive tek shumë fëmijë po qarkullon edhe infeksioni Pertus apo siç njihet ndryshe ‘kolla e mirë’. Fëmijët nën moshën 1 vjeç janë ata më prekurit. Deri në fillim të muajit u regjistruan 28 raste të fëmijëve me këtë infeksion në Tiranë. Por sëmundja e Kollës së mirë është shfaqur edhe në qytetet e tjera. Së fundmi në Korçë deri tani janë 8 pacientë me këtë sëmundje.

Shefi i pavionit të pediatrisë ,mjeku pediatër Robert Rado është ndalur te kjo sëmundje duke u shprehur se ky vit ka pasur raste të ‘Kollës së mirë” në fëmijë të moshës nën 1 vjeç. Sipas Rados rastet janë trajtuar në  pediatri ku fëmijët janë shtruar dhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm. Ai u shpreh për syri.tv se kjo sëmundje mund të përçohet nga fëmija tek i rrituri , ose nga fëmija tek fëmija dhe ka një periudhë e cila varion nga 21 ditë deri në 3 muaj dhe përbehet nga tri faza.

Lajme të tjera |  “O ba, bëjmë prapë një xhiro nga SPAK” – Alibeaj me gocat: S’ka nevojë, janë rikthyer amerikanët

Kolla e mirë është një sëmundje shumë ngjitëse; ajo përhapet shumë lehtë nga personi në person përmes kontaktit fizik, nga ajri përmes përshtymës. Ky infeksion që mund të rrezikoje edhe jetën e fëmijëve në rast të mungesës së trajtimit, sipas informacioneve nga bluzat e bardha kishte kohë pa u shfaqur në vendin tonë.

Vaksina e pertusis u jepet moshave nga 2, 4 dhe 6 muajshe. Në moshën 4-5 vjeç dhe në atë 16 vjeçare ju bëhen doza përforcuese. Vaksina e Pertusis rekomandohet gjithashtu për gratë shtatzana pas 16 javësh dhe deri në 36 javë shtatzënie në çdo shtatzëni, për të mbrojtur veten dhe foshnjën e tyre në muajt e parë të jetës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us