Rriten temperaturat, termometri shënon 31 gradë Celcius

Vendi do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24 orëshin. Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verlindor – Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara.

Temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente edhe këtë të premte në vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë, brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët

Lajme të tjera |  Planet për ditëlindjen e Donald Trump! Paradë madhështore: 6000 ushtarë, tanke e helikopterë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us