Rritet çmimi i gjelit të detit, në fshatrat e Peqinit 200 lekë më shumë se vjet

Në fshatrat e gjelave të detit, rreth e qark Peqinit, edhe këtë vit çmimi i këtij shpendi është rritur me 100 deri ne 200 lekë për kilogram. Banorët e kësaj zone tregojnë se këtë vit gjelin e detit e shesin me 1200 lek/kg ndërsa pulën me 1400 lekë. Ata shtojnë faktin se mundi që duan për t’i rritur dhe kujdesur nuk shpërblehet as më këtë çmim.

“Nuk e dimë, po erdhi ndonjë refugjat ndoshta do bëjmë një çikë punë, po nuk erdhi është shume keq. Po i kërkojmë pak më shtrenjtë se vjet, sepse është shtrenjtuar ushqimi, e marrim misrin me 50. Më shtrenjtë është një çik por nuk po shiten, nuk ka pazar”, thotë një fermer. Fermerët e Peqinit, një nga furnizuesit më të mëdhenj të gjelave të detit në të gjithë vendin, thonë se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e një procesi zinxhir. Ndërsa nisur nga cilësia dhe puna për rritjen e një gjeli deti ata gjykojnë se çmimet ende janë nën kosto.

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

“Në 100, 10 për qind ikin, bëjnë firo është normale. Nuk shiten për arsye se e vërteta e kësaj pune është kjo, se fshatarësia për 30 vjet është e harruar. Nuk ka vënë njëri dorë, nuk do të dijë ku e shet e si e shet, ne jemi të mbaruar”, shprehet një tjetër. Këtë vit në bashkinë e Peqinit, sipas të dhënave nga zyra vendore e bujqësisë, rezulton se janë rritur 27.500 gjela deti, në të gjithë fshatrat e Peqinit. Ndërsa në qarkun e Elbasanit mbarështohen rreth 50 mijë krerë gjela deti në vit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us