Rritet numri i kërkesave për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ja sa janë regjistruar deri tani

Ka shkuar në 133,049 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, 33,283 emgrantëve u është refuzuar kërkesa, besohet kryesisht për gabime në plotësimin e aplikimit, për çka shpesh KQZ ka bërë thirrje për kujdes në ndjekjen e të gjitha hapave.

Ajo që bie në sy është se interesi është i lartë te votueset femra pothuajse aq sa edhe te meshkujt, përkaësisht 59 me 40 për qind.

Tre shtetet që kryesojnë listën nga ku është aplikuar janë Italia, Greqia dhe Gjermania.

Itali, 80,656 aplikime apo 38.5%

Greqi, 58,781 aplikime apo 28.0%

Gjermani, 23,574 aplikime apo 11.2%

Rritet numri i kërkesave për të votuar në zgjedhjet e 11

Regjistrimi i votuesve nga jashtë
Lajme të tjera |  “M’u desh kohë të bëja martesën e duhur, por shpëtova”, Rama: Radha të martojmë Shqipërinë me familjen më të fortë! Bufi do ta lerë në derë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us