Rritja e çmimit të patentave, autoshkollat bojkotojnë punën

Shoqata kombëtare e autoshkollave ka bojkotuar aktivitetin në të gjithë vendin, pas vendimit të Drejtorisë së Transporteve për të rritur çmimin e pajisjes me leje drejtimi.

Drejtuesit e shoqatës dhe anëtarë nga të gjitha rrethet janë mbledhur në Drejtorinë e Patentave në Kashar për të bërë të qarta kërkesat e tyre. Ata dënojnë mungesën e transparencës nga Drejtoria e Transportit Rrugor për rritjen e çmimit të patentave, ndërsa kërkojnë formalizimin e sektorit.

“Kryesia e shoqatës kombëtare të autoshkollave, duke marrë një vendim për bojkotin të të gjitha shërbimeve pranë drejtorisë së Transportit rrugor, pasi veprimet e saj bien ndesh me disa elementë të një transparence mbi këto lloj shërbimesh. Ajo që është më kryesorja, mosinformimi i grupit të interesit, veprim të cilin nga ana ligjore e ka të detyrueshëm që 30 ditë përpara se të aprovohet një shërbim detyrimisht duhet të njihet grupi i interesit për procedurën e veprimit.

Këtu bëhet fjalë për ndryshimin e tarifave. Edhe sot që ne flasim, që ka hyrë në fuqi ky vendim, në të gjitha drejtoritë rajonale, autoshkollat si grupe interesi në mënyrë indirekte janë të cenuara nga ky lloj veprimi. Cenimi kryesor vjen si rezultat i mosinformimit. Sot ne nuk dimë akoma sesi është kjo lloj procedure shërbimi.

Si qytetar, disa nga këto rritje nuk qëndrojnë. Autoshkollës i është rritur shërbimi në disa aspekte. Konkretisht, një kandidat për leje drejtimi të kategorisë B, përpara se të regjistrohet pranë autoshkollës, duhet të prezantojë pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor një pagesë 1 mijë lekë të reja që lidhet me autorizimin e shërbimit për trajtimin e teorisë. Drejtuesi i mjetit i nënshtrohet anës teorike. Automatikisht, ai duhet të prezantohet pranë këtij institucioni ditën që e ndjen veten të aftë për teorinë, duke iu shtuar një tarifë shërbimi 1 mijë lekë të reja”, thotë kreu i shoqatës kombëtare të Autoshkollave, Agron Beja për A2 CNN.

Lajme të tjera |  “Mos u grindni djema”- Në Rusi tallen me sherrin Trump-Musk: Mund të ndërhyjmë për një marrëveshje paqeje mes jush

Nga data 5 shkurt do të rritet çmimi i patentës. Ky është njoftimi më i fundit nga Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor dhe bëhet fjalë për çmimin e kartonit të patentës dhe jo tarifës së autoshkollës. Çmimi për këtë dokument rritet me 1 mijë lëkë të rinj nga 3500 në 4500 lekë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us