Rritja e frikshme/ Mjeku Spiro Qirko: Sëmundjet e zemrës nuk kanë moshë! Diabeti është ‘nëna’ e të gjitha të këqijave!

Mjeku Spiro Qirko, i ftuar në Dritare TV, ka theksuar rëndësinë e kontrollit shëndetësor, sidomos pas moshës 30-40 vjeçare. Ai ka rikujtuar se analizat e rregullta dhe ekzaminimet mjekësore janë thelbësore për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas mjekut, yndyrnat në gjak, si kolesteroli, mund të depozitohen në enët e gjakut dhe të krijojnë mundësi për infarkt, një rrezik që fatkeqësisht po shfaqet edhe te moshat më të reja.

“Sëmundjet nuk kanë më moshë. Çdo dhimbje gjoksi duhet të na tërheqë vëmendjen dhe të vizitohemi menjëherë,” u shpreh ai.

Qirko gjithashtu paralajmëroi për rritjen e frikshme të rasteve të diabetit në Shqipëri, një sëmundje që ai e cilësoi si “nëna e të gjitha të këqijave.” Diabeti, përveç ndikimit negativ në zemër, mund të shkaktojë edhe komplikacione të tjera serioze për shëndetin.

Mjeku këshilloi që njerëzit të kujdesen për mënyrën e ushqyerjes, të shmangin mbipeshën dhe të ndjekin një dietë të shëndetshme për të ruajtur një cilësi më të mirë të jetës. “Kontrolloni yndyrnat në gjak dhe mos e neglizhoni shëndetin,” përfundoi ai.

Lajme të tjera |  Traktori e përplas për vdekje, shqiptari humb jetën duke punuar në arë në Itali

“Mosha e re e anashkalon vizitën, por duhet të rikujtoj që kur njeriu arrin moshën 30-40 vjeçare, duhet të ekzaminohet, të kryejë analizat dhe të shikojë yndyrnat në gjak. Sepse këto yndyra, kolesteroli, depozitohen nëpër enët e gjakut dhe krijojnë mundësinë e infarktit, që mund të shkaktojë edhe vdekje të papritur, gjë që vihet re edhe te moshat e reja, si 40-vjeç.

Duhet theksuar se tani sëmundjet nuk kanë më moshë. Mund të të kapin në çdo kohë. Çdo dhimbje gjoksi që shfaqet duhet të na tërheqë vëmendjen dhe të vizitohemi.

Duhen kontrolluar yndyrnat në gjak sepse diabeti në Shqipëri ka një rritje të frikshme. Diabeti është nëna e të gjitha të këqijave, jo vetëm e zemrës. Duhet të kujdesemi dhe të bëjmë një dietë që të mos kalojmë në mbipeshë,” – u shpreh mjeku Spiro Qirko

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us