Rritje temperaturash, si do të jetë moti sot

Pritet depërtim i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore duke sjellë në territorin Shqiptar; mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta; orët e paradites do të sjellin vranësira disi më të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 27°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2 ballë.

Lajme të tjera |  'Diaspora'/ Rivalitet PS-PD në 4 qarqe! Gara vijon në Tiranë mes Xhaçka-Gjylameti dhe Rakipi-Qefalia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us