‘Ruajeni si xhevahir’, zyrtari i Ambasadës Amerikane: Presim më shumë nga SPAK, i duhet çdo vendi…

Në një takim informal që po bëhet me studentët në Shkodër, Këshilltari Ligjor i Ambasadës Amerikane, David Backam, përgëzoi SPAK për rezultatet e deritanishme, dhe tha se një strukturë e tillë i shërben çdo vendi me prani të lartë të korrupsionit. Në prani të kreut të SPAK, Altin Dumani, Backam tha se SHBA-të kanë akoma më shumë pritshmëri për SPAK, ndërsa iu bëri thirrje të rinjve që të ndryshojnë kulturën e llogaridhnies në Shqipëri.

“SPAK është i mrekullueshëm dhe i duhet shumë një vendi me korrupsion si Shqipëria. SPAK është i rëndësishëm, ndaj edhe e shihni çdo ditë në TV teksa i referohen mediat dhe politikanët. SPAK mund të bëjë akoma diçka më shumë dhe jam i sigurt dhe ne e presim këtë.

Ju të rinjtë mund të ndryshoni kulturën bazike të integritetit sepse SPAK nuk mund ta bëjë i vetëm. Jua them me siguri se SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri. Është e vërtetë që SPAK është një institucion i mbingarkuar por me një shoqëri më të mirë situata në vend mund të përmirësohet dhe SPAK mund ta ketë më të lehtë. Korrupsioni është kudo.

Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje si në Amerikë, por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion, por çështja është te niveli, burimet, institucionet mbikëqyrëse. Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion. Sa i përket përqindjes së korrupsionit në Amerikë nga ku vij unë, Sri Lanka ku kam shërbyer apo për tre muajt e fundit që gjendem në Shqipëri ju ftoj të shihni raportet zyrtare”, tha David Backman.

Vetë kreu i SPAK Altin Dumani, deklaroi gjatë ditës së sotme, se Prokuroria po kryen hetime gjithëpërfshirëse, ku nuk përjashtohen as zyrtarët më të lartë të vendit, ndërsa shtoi se mund të ketë prokurorë që flirtojnë me pushtetin.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us