Rusia kërcënon Amerikën: Nuk mund të vendosin sanksione ndaj nesh

Sërish tensione mes SHBA-ve dhe Rusisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se sanksionet amerikane mund të bëjnë që Moska të ndërpresë marrëdhëniet me Uashingtonin njëherë e përgjithmonë.

‘Konfiskimi i paligjshëm i pasurive tona të shumta është një temë e rregullt e bisedave si në Evropë, ashtu edhe në Amerikë. Kjo temë është e papranueshme dhe potencialisht jashtëzakonisht e dëmshme për sistemin financiar global, sepse nëse ide të tilla zbatohen, do të jetë një goditje e madhe për të gjithë sistemin financiar ndërkombëtar’ – tha Peskov.

Ai shtoi se Rusia nuk do t’i harrojë kurrë ata që përpiqen, por edhe ata që zbatojnë procesin e konfiskimit të pronave ruse. ‘Rusia do të ushtrojë të drejtën e saj për procedura ligjore, ndërkombëtare, kombëtare dhe të tjera’ – shtoi Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vetëdijshme se sekuestrimi i paligjshëm i pronës ruse do të ketë pasoja ligjore për ata që e iniciuan dhe e zbatuan atë. ‘Nëse dikush na heq diçka, do të shohim se çfarë mund të bëjmë si përgjigje’ – tha Peskov. ‘Ne mund të ndërpresim marrëdhëniet me Amerikën’, shtoi ai.

Lajme të tjera |  Plas sherri në KUVEND/ Vokshi-Ndrecës: Kujt i thua rrugaçe ti? Si s’të vjen turp! Deputeti i PS: Nuk pyes për...

Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Rusia mund të prishë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni konfiskon asetet ruse, të ngrira për shkak të luftës në Ukrainë, raporton Interfax.

“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë me iluzionin se Rusia dëshpërimisht kërkon raporte diplomatike me Uashingtonin’ – tha Ryabkov. Rusia ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të këqija, për shkak të ndihmës ushtarake dhe financiare amerikane për Ukrainën në luftë.

Ryabkov tha se Rusia, e cila dërgoi forcat në Ukrainë në shkurt 2022 në atë që e quajti një operacion special ushtarak, nuk do të ishte ajo që do të iniconte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, por një ndërprerje e tillë mund të nxitet nga një sërë faktorësh. Më herët, Koordinatori i Komunikimeve Strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby deklaroi se SHBA po diskuton me aleatët e saj rolin e mundshëm të Rusisë në Ukrainë.

Lajme të tjera |  Pas operacionit, Rama kthehet në detyrë, sot takohet me kryebashkiakët

Duke cituar burime të paidentifikuara, “New York Times” raportoi të enjten se Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se është dakord me përdorimin e aseteve ruse, duke pasur parasysh se gjithnjë e më shumë kongresmenë po mbrojnë një ligj, që do ta lejonte këtë. Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë që të paraqesin planet e tyre për këtë temë deri më 24 shkurt, që do të jetë dyvjetori i fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Pas fillimit të pushtimit rus, Bashkimi Evropian dhe vendet e G7 ngrinë pothuajse gjysmën e rezervave valutore të Rusisë – rreth 300 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us