SPAK zbarkon në zyrat e OSHEE në kuadër të një hetimi të çelur për korrupsion dhe vepra të tjera penale.
Mësohet se po hetohet për një skemë ku kundrejt ryshfetit fshiheshin debite nga sistemi.
Si pasojë e operacionit nga BKH është sekuestruar aparati celular i administratorit të FSHU në OSHEE, Elton Sevrani.
Po ashtu mësohet se nga ana e SPAK janë bërë sekuestrime të dokumenteve.