“Sa bosh duket klasa pa ty”, shokët vendosin lule të bardha në bankën ku ulej Martini!

Karrigia në shkollën “Fan Noli” ku ulejMartin Cani mësonte në klasën e 9-të është bosh këtë të mërkurë.

Shokët e tij të klasës kanë vendosur lule të bardha në bankën ku ai ulej.

Në një postim në rrjete sociale ku duken lulet e bardha shkruhet “Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”.

“Sa bosh duket klasa pa ty”, shokët vendosin lule të

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ka ndodhur mes të rinjve që ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit.

Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr.

Viktima, Cani kishte kërkuar ndihmë nga shoku i tij, Luis Meçe, i cili nga një shkollë tjetër kishte shkuar tek “Fan Noli”.

Lajme të tjera |  Radhë kilometrike e automjeteve nga Kosova, drejt Shqipërisë për të përkrahur kombëtaren

Kështu mes të treve nisi një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës.

Sesi e kanë gjetur, fshehur ose futur brenda ambienteve të shkollës, kjo ende nuk është e qartë.

Motivet për vrasjen mendohet se janë disa, nga përplasjet në rrjetet sociale tek ato për një vajzë, por me rëndësi është një jetë fëmijë humbi, kur mund të ishte paralajmëruar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us