Sa mandate merr PS-ja? Rama e zbulon nesër në Kuç. Detajet e takimit përmbyllës në Vlorë ku priten 10 mijë njerëz

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të enjten pasdite në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në qarkun Vlorë. Pritet që ky të jetë një nga takimet më të mëdha të organizuar ndonjëherë në këtë qytet, me rreth 10 mijë vetë në sheshin ku nis Lungomare.

Më herët gjatë paradites Rama do të jetë në aeroportin e ri të Vlorës ku është parashikuar të ulet avioni i parë teksa ka nisur tashmë edhe faza e testimit të kësaj vepre deri në nisjen e fluturimeve të rregullta. Pjesë e agjendës së kryeministrit është gjithashtu edhe një vizitë në fshatin Kuç të Labërisë, vizitë që ai e paralajmëroi edhe vetë gjatë intervistës te Ylli Rakipi.

Lajme të tjera |  Habemus Papam! Robert Francis është Papa i ri!

Njësoj siç bëri 4 vite më parë në prag të zgjedhjeve, ku përllogariti saktë numrin e mandateve që do të fitonte Partia Socialiste, edhe nesër Rama pritet të bëjë të njëjtën gjë. Për qarkun Vlorë ambicia e PS-së është të fitojë 9 mandate nga 8 që ka aktualisht. Një numër i madh votuesisht nga diaspora janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Skuadra e kandidatëve të PS-së në Vlorë, e kryesuar nga drejtuesi politik Bledi Çuçi, është e rinovuar me emra të rinj.

Nën qeverisjen e PS-së Vlora është një nga qarqet që ka marrë më shumë investime dhe ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm. Me hapjen e aeroportit ndërkombëtar për qytetin dhe gjithë bregdetin e jugut nis një perspektivë tjetër komplet e re

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us