Sa shqiptarë kanë mbetur në vend? Drejtoresha e INSTAT: As unë nuk e di, por s’janë 1.7 milionë sa thotë Berisha

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli është detyruar që të bëjë një dalje për mediat pas përplasjes në distancë me Sali Berishën, i cili akuzoi se të dhënat e Censit janë duke u mbajtur sekret, edhe pse që në krye të herës është thënë se ato do të jenë gati vetëm në muajin Qershor të këtij viti. Dhuli i është përgjigjur sot akuzave të Berishës se në vend kanë mbetur vetëm 1.7 milionë shqiptarë, ku tha se një shifër e tillë është e pavërtetë, dhe se numrin real edhe vetë ajo nuk e dinte. Sipas Dhulit një staf i ngushtë në INSTAT janë duke u marrë me përpunimin e të dhënave të Censit, ndërkohë që nuk kishte një numër të saktë as të personave që kanë refuzuar që të japin të dhënat e tyre.

Lajme të tjera |  Rinumërimi s’ ndryshon dot faktin që votat PD-së (pa votat e PL-së dhe të diasporës) ishin 170 mijë më pak se më 2021…

“Numrin e saktë të shqiptarëve resident nuk e di askush, pasi shifrat janë duke u përpunuar. Shifra 1.7 milionë është e pavërtetë”, tha mes të tjerave Dhuli.

A ka pasur ndonjë zonë të pamonitoruar?

Dhuli: Përqindjen e qartë të mbulimit, do të na e japë anketa pas censit. Ne kemi pasur raste pa kontakte, mundet që të jetë dhe një përqindje e vogël e qytetarëve që nuk e kanë hasur anketuesin.

Sa qytetarë janë gjobitur që kanë refuzuar censin?

Dhuli: Ka pasur një numër shumë të vogël të refuzimeve në raport me proceset e kaluara. Gjobat do të vendosen vetëm pas analizimit të të dhënave. Kjo ishte një sfidë dhe një process gjithëpërfshirës, edhe nëse ka pasur ndonjë shkelje nga anketuesit, ata janë proceduar me masa administrative.

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

Sa besoni se do të jetë numri i shqiptarëve rezidentë

Dhuli: Statistikat nuk mund të nxirren me bindje, unë ju thashë që kam një staf të ngushtë që po punon me shifrat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us