Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve, reagon kreu i PD: Ky vendim shpërblim i madh për të gjithë demokratët!

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me një qëndrim të Departamentit të Shtetit, i cili është pyetur nga gazetari amerikan, Marc Caputo në lidhje me mundësinë e udhëtimit të Sali Berishës në SHBA.

Sipas gazetarit që punon për agjencinë “Axios”, Berisha mund të shkojë në SHBA.

“E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA”, shkruan gazetari në X.

Lidhur me këtë Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se kjo mbështetje dhe vendim nga administrata e Trump është një vendim për t’u përshëndetur, teksa tha se e sheh si një shpërblim për të gjithë demokratët që qëndruan krah kauzës së drejt.

Lajme të tjera |  "Corriere della Sera": Misioni i pamundur i Chris LaCivita në Shqipëri, pas dështimit në Kanada dhe Australi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us