Sali Berisha ‘paralajmëron’ thyerjen e arrestit?

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë të PD-së.

Gazetarët e pyetën liderin demokrat, nëse ai vetë do ta drejtojë protestën e datës 27 dhjetor, që nënkupton thyerje të mundshme të masës shtrënguese të dhënë nga drejtësia. Berisha nuk dha një përgjigje të prerë, duke u shprehur se do të konsultohet me avokatët e tij.

Pyetje: Do ta drejtoni ju protestën, që do të jetë më datë 27 përpara Gjykatës së Lartë?

Berisha: Ta shohim. (qeshje nga gazetarët)

Pyetje: Do të qëndroni në seli apo jo, nëse jepet arrest shtëpie?

Berisha: Gjithçka është e hapur, por më duhet këshilla e avokatit.
Sali Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit pasiv, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që t’i kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./

Lajme të tjera |  Topalli: Me Bashën e Alibeajn s'bëjmë aleancë, për ne nuk ekzistojnë dhe as nuk marrin mandat. Me Shehajn po!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us