Sali Berisha: Po fitova unë, fëmijën e tretë do ua rrisë shteti…

Kreu i PD Sali Berisha, ka premtuar se shteti do të ofrojë kredi të butë për çdo çift të ri.

Kreu i PD-së, theksoi se “kush është martuar nga 2018 e këtej, 30 mijë euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti”.

Gjithashtu theksoi Berisha, çiftet që do marrin guximin të bëjnë fëmijë të tretë, do ua rrisë shteti.

“Ai që merr guximin fëmijën e tretë do ia rrisë shteti nga lindja deri 23-vjeç, dhe të dy fëmijët do të kenë bonus 70 dhe 60 euro”, deklaroi kryedemokrati.

Sali Berisha: Kredi e butë për çdo çift të ri, që është martuar nga 2018 e këtej, 30 mijë euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti.

Lajme të tjera |  Kush është në stadium/ Nga kreu i SPAK, Altin Dumanit, tek Andi Bushati, Baton Haxhiu dhe motrat Vjollca!

E sigurt 100% me zero interes. Por kjo për të blerë banesën, por çifti që merr guximin për t’u bërë me 3 fëmijë, fëmijën e tretë do ia rrisë shtetit, nga lindja.

Në jetën e kurrkujt nuk ndërhyj, ai që merr guximin fëmijën e tretë do ia rrisë shteti nga lindja deri 23-vjeç, dhe të dy fëmijët do të kenë bonus 70 dhe 60 euro, përveç të tretit që do të rritet i tëri nga shteti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us