Salianji humb mandatin, ja kush pritet t’i zërë vendin në Parlament

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë që dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, vendim i formës së prerë i cili i heq mandatin deputetit demokrat.

Ndërkohë, Andrea Mano pritet të marrë vendin e Salianjit në Parlament, pasi ky i fundit tashmë e ka humbur mandatin, bazuar në nenin 71.1 të Kushtetutës.

Ky nen përcakton qartë se deputeti e humb mandatin, kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si në rastin e Salianjit.

Andrea Mano, ka qenë ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës si dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us