Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar në rrjete sociale një foto me kreun e PD në Kavajë, Hysen Kadiu.
Salianji shprehet se kur i shërben mirë qytetarëve dhe vlerëson detyrën, shpërblehesh me votë si i pari.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji thekson se Hysen Kadiu është i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik.
“Kur ju shërben mirë qytetarëve dhe vlerëson detyrën politike të shpërblehetsh me votë si i pari.
Hysen Kadiu i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik”, shkruan Salianji.
Kujtojmë që Kadiu në garën e Primareve, u shpall si kandidati më i votuar në Qarkun e Tiranës.
Por pavarësisht kësaj, ai nuk u kandidua në listën e mbyllur për zgjedhjet e 11 majit nga Sali Berisha.