Sam Altman: AI do të jetë e pandalshme, por nuk do prishë rendin e botës

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se shqetësimet se inteligjenca artificiale një ditë do të bëhet aq e fuqishme sa që do të riformojë dhe do të prishë në mënyrë dramatike botën, janë të tepërta. “Do të ndryshojë botën shumë më pak nga sa mendojmë të gjithë ne dhe do të ndryshojë vendet e punës shumë më pak sesa mendojmë të gjithë ne”, tha Altman në një bisedë të organizuar nga Bloomberg në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Altman po i referohej në mënyrë specifike inteligjencës së përgjithshme artificiale, ose AGI, një term që përdoret për t’iu referuar një forme të AI që mund të kryejë detyra në të njëjtin nivel, ose një hap më lart sesa njerëzit. Ai tha se AGI mund të zhvillohet në të ardhmen e arsyeshme të afërt.

Altman, kompania e të cilit njohu rritje tepër të madhe në fund të vitit 2022, është përpjekur të zbusë shqetësimet nga skeptikët e AI rreth shkallës në të cilën teknologjia do të ‘pushtojë’ shoqërinë. Përpara prezantimit të modelit GPT-4 të OpenAI në mars, Altman paralajmëroi teknologët që të mos kishin shpresa shumë nga potenciali i AI, duke thënë se njerëzit ka të ngjarë të zhgënjeheshin me të.

Lajme të tjera |  Të shtëna me armë në Kavajë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve, plagosen të dy! (EMRAT)

“Njerëzit po luten të zhgënjehen dhe do të zhgënjehen,” tha Altman gjatë një interviste në janar me StrictlyVC. “Ne nuk kemi një [inteligjencë të përgjithshme artificiale] aktuale dhe kjo është diçka që pritet prej nesh”, shtoi ai.

E themeluar në vitin 2015, misioni i deklaruar i OpenAI është të arrijë AGI. Kompania, e cila mbështetet nga Microsoft dhe ka një vlerësim të tregut privat që i afrohet 100 miliardë dollarëve, thotë se dëshiron ta dizajnojë teknologjinë në mënyrë të sigurt. Pas fitores së Donald Trump në grupin republikan të Iowa-s të hënën, Altman u pyet nëse AI mund të përkeqësojë pabarazitë ekonomike dhe të çojë në dislokim të klasës punëtore ndërsa zgjedhjet presidenciale janë afër. “Po, me siguri, mendoj se kjo është diçka për të menduar”, tha Altman.

Lajme të tjera |  Debati për '11 majin'/ Adriana Kalaja: Edi Rama tentoi të më joshte, por refuzova. Unë e kam bërë zgjedhjen time, Berishën

Altman tha se AI nuk po zëvendëson ende vendet e punës në shkallën që shumë ekonomistë kanë frikë dhe shtoi se teknologjia tashmë po arrin në një stad, ku po bëhet një mjet i jashtëzakonshëm për produktivitetin.

Shqetësimet për sigurinë e AI dhe rolin e OpenAI në mbrojtjen e saj ishin në qendër të largimit të shkurtër të Altman nga kompania në nëntor, pasi bordi tha se kishte humbur besimin te lideri i saj. Altman u rivendos me shpejtësi si CEO pas një reagimi të gjerë nga punonjësit dhe investitorët e OpenAI.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us