Samiti i BE, Rama takohet me Varhelyin, komisioneri: Gati për të hapur negociatat

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka takuar kryeministrin Edi Rama para nisjes së Samitit të Bashkimit Europian me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Varhelyi ka ndarë foto nga takimi në rrjetet e tij sociale, të cilat i ka shoqëruar edhe me një thirrje të shkurtër për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

“Në margjinat e Samitit diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit,”-shkruan Varhelyi.

Çështja e zgjerimit pritet të jetë temë diskutimesh në takimin e udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së, i cili do t’i zhvillojë punimet të enjten dhe të premten. Po ashtu do të diskutohet lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, përballja me pasojat e këtij agresioni dhe ardhmëria evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të tjera |  Vaji i ullirit të Dumresë…Fermerët ankohen për çmimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us