Ka nisur samiti i Bashkimit Evropian, ku të pranishëm janë liderët e Ballkanit Perëndimor. Hapja është bërë nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili u ka uruar mirëseardhje pjesëmarrësve.
Kovaçevski deklaroi se takimi i liderëve të rajonit me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së që po mbahet në Shkup është i rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
Dimitar Kovaçevski: Qëllimi është që të bisedojmë për Planin për Rritje të Ballkanit Perëndimor që paraqet aksion konkret të Bashkimit Evropian në pjesën e rritjes së bashkëpunimit rajonal mes shteteve por edhe kyçjen në tregun e përbashkët evropian. Shkalla ka arritur 50 %. Zbatimi i reformave është kusht për zhvillimin financiar. Duke njohur ekspertizën e tyre ne kërkuam integrim të përshpejtuar. Në fund do të sjellim deklaratë të përbashkët ku do të paraqesim përkushtim për kryerjen e aktiviteteve që prezantojnë fillimisht reformat në shtete tona.