Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ai serb Aleksandër Vuçiç, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte janë katër liderët që janë larguar më herët nga Tirana, ku janë duke u zhvilluan punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian.
A2 CNN mëson se katër liderët janë larguar në drejtim të aeroportit të Rinasit menjëherë pas drekës, që pasoi pjesën e parë të punimeve në shtëpinë e Europës
Ndërkohë, nga Tirana liderët e Europës i përcollën njëzëri një mesazh të fortë Rusisë për të ndalur luftën në Ukrainë.
Në tryezën e samitit të Komunitetet Politik Europian, kryeministri Edi Rama kërkoi aleancë përtej armatimit, ide që u mbështet edhe nga Emmanuel Macron.