SAMITI në Tiranë, Giorgia Meloni: Shqipëria është Europë si Italia!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë fjalës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian, u shpreh se “Shqipëria është Europë si Italia”.

Ajo theksoi se integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në të mirën e sigurisë së kontinentit.

Ndërsa theksoi se po ndërmerren hapa përpara në procesin e ribashkimit të Europës.

Giorgia Meloni: Është moment i rëndësishëm për kombin shqiptar dhe të gjithë ne. Identiteti europian i Shqipërisë është fakt nga historia. Shqipëria është Europë si Italia, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të pretendojë se kush është europian e kush nuk është.

Të gjitha shtetet në këtë tryezë janë pjesë e Europës ashtu si 27 shtetet anëtare.

Ne po ndërmarrim një hap përpara në procesin e ribashkimit të Europës.  Zgjerimi do të thotë edhe sfida të reja por jam e bindur që integrimi në BE i vendeve të BP është në të mirën e sigurisë së Europës. Fatet tona ndërvaren.

Lajme të tjera |  Garë e fortë mes “të preferuarve” të PS në Tiranë, ndryshon sërish renditja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us