Kryeministri Edi Rama teksa po priste liderët që marrin pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, nuk la mënjanë as batutat e tij me gazetarët.
“Shiun e sollën anglezët”, dëgjohet të thotë njëri prej gazetarëve, ndërsa Rama e pohon fjalën e tij duke thënë ‘Po po me shi me vete’.
Edhe dje, kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Keir Starmer nuk i kurseu batutat me gazetarët britanikë.