Santiago Gimenez mbetet “ëndrra” e janarit, Milan bën gati planin për të transferuar meksikanin

Santiago Gimenez është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Milanit në këtë merkato të janarit. Sulmuesi meksikan që po shkëlqen me Feyenoord në Holandë, është një dëshirë e kahershme e “Djallit”.

Megjithatë, në këtë dritare merkato, duket se Milan e ka tepër seriozisht. Sipas mediave italiane, klubi italian po mundohet të shesë disa nga lojtarët, të mbledhë para dhe të krijojë një hapësirë financiare. Më pas, do të bëhej i mundur edhe transferimi i 23 vjeçarit.

Kujtojmë se Gimenez po kalon një formë mjaft të mirë përgjatë këtij sezoni. Në 17 ndeshje të zhvilluara deri më tani, meksikani ka gjetur 13 herë rrugën e rrjetës dhe ka asistuar në 3 të tjerë.

Lajme të tjera |  Ardian Ismajli arrin marrëveshjen me klubin e Serisë A, ja kur do të kryhen vizitat mjekësore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us