Sapo doli nga Big Brother, ish-banori i propozon për martesë të dashurës LIVE në emision

Lidi ishte një nga konkurrentët që u fut sëfundmi në shtëpinë e Big Brother VIP megjithatë qëndrimi i tij nuk zgjati shumë.

Ai spikati menjëherë me lojën që bëri sikur ishte vëllai i Heidit, lojë të cilën e mbajti me sukses për ditë me radhë.

Por duket se jeta e Lidit jashtë shtëpisë vazhdon vaj dhe këtë e vërtetoi sot në emisionin “Se luan Topi” në Top Channel.

Ai i ka propozuar për martesë LIVE në studio të dashurës së tij Paolës.

“Unë e mbështeta ta plotësonte atë që donte të bënte,” tha Paola e cila i erdhi si surprizë nga Prishtina Lidit.

“Do organizojmë dasmën në kishë, patjetër, me zor po pres ta jetoj atë moment me Paolën,” tha Lidi.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

“E kam thënë gjithmonë që je gjëja më e shtrenjtë që unë kam, ti e di sa kemi vuajtur e kaluar bashkë, e sic kam thënë mbrëmë në mesazhin e fundit dua të të kem pranë deri në momentet e fundit të jetës time. Jam njeriu më i lumtur në botë për gjithcka më ke dhuruar, është momenti i duhur që këtë dëshmi t`ja dhurojmë dhe Zotit,” i tha Lidi i gjunjëzuar teksa Poala i tha një po.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us