Sauditët janë të bindur: Do të firmosim me Viniciusin

Kushtet që Arabia Saudite po i ofron sulmuesit të Realit, Vinicius për ta tunduar tashmë janë sheshit: 1 miliard euro për pesë sezone, pra 200 milionë neto në vit! Kontrata më e mirë (e çmendur) që një sportist ka nënshkruar ndonjëherë në histori.

Sipas gazetës “AS”, oferta saudite është ende në pritje, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim i mëtejshëm pas asaj që ndodhi verën e kaluar, e cila ishte shumë serioze. E vetmja gjë që ka mbetur është premtimi arab se nga qershori e tutje ata do të kthehen në valle.

“Ne do të nënshkruajmë atë pavarësisht se çfarë shume do të na duhet të paguajmë”, u kanë komunikuar ata agjentëve të Vinit prerazi. Dhe ata janë duke monitoruar rregullisht situatën.

Lajme të tjera |  3 ditë para finales Vllaznia - Egnatia, zbulohet numri ZYRTAR i biletave të shitura

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us