‘Sazani’/ Kuzhinieri shqiptar zbulon prapaskenat e vizitës së vajzës së Trump dhe Kushner në Vlorë, rrëfen çfarë konsumuan gjatë drekës

Kuzhinieri shqiptar Aldo Mehmeti i cili përgatiti ushqimin për biznesmenin Jared Kushner dhe Ivanka Trump ka rrëfyer  prapaskenat e vizitës së tyre në Shqipëri.

Vizita e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Shqipëri ka kaluar pa shumë bujë, por prapaskenat e qëndrimit të tyre zbardhen nga kuzhinieri që i shërbeu familjes. Aldo Mehmeti, kuzhinieri i njohur shqiptar, tregon jashtë kamerave detaje interesante nga ajo ditë, megjithëse asnjë foto nuk u lejua dhe çdo kontakt me median iu ndalua rreptësisht.

Sipas rrëfimit të tij, disa ditë përpara ardhjes së çiftit, restoranti ku ai punon ishte vizituar nga grupe të dyshimta turistësh, të cilët konsumonin diçka të vogël dhe qëndronin aty për pak kohë. Vetëm më vonë ai kuptoi se ata ishin pjesë e shërbimeve sekrete, të cilët kontrollonin ambientin dhe masat e sigurisë.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi: Mbi 10 miliardë euro vjedhje nga Bankers, përse “të moderuarit” e PD nuk flasin?! Pse nuk flisni mor palaço të qelbur e hajdutë të ndyrë?

Çifti Kushner-Trump mbërriti në restorant pa paralajmërim të hënën rreth orës 13:00, duke u ulur në verandë, ndërkohë që ambienti kishte edhe klientë të tjerë. Ata kërkuan të konsumonin peshk të freskët dhe zgjodhën Sinagridhën, një nga peshqit më të shtrenjtë në treg, i cili u gatua sipas një recete tradicionale, i mbuluar tërësisht me kripë.

Sipas kuzhinierit, Jared Kushner mbeti shumë i kënaqur me ushqimin, ndërsa shoqëruan vaktin me verë të shtrenjtë. Çifti qëndroi aty deri në perëndimin e diellit, ku me lejen e tyre u realizuan disa foto. Megjithatë, Ivanka Trump kërkoi që të gjitha fotot të fshiheshin, përveç asaj që u publikua në rrjetet sociale, e cila sipas Aldos, u lejua vetëm tre ditë më vonë.

Lajme të tjera |  “Të gjithë drejtorët jashtë”/ Takimi me tone të ashpra në Bashkinë e Vlorës, zbardhet mesazhi i Ramës gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura

Siguria ishte maksimale gjatë gjithë kohës. Rojet ishin të pranishëm në çdo cep, ndërsa fëmijët e çiftit shoqëroheshin nga truproja sa herë që lëviznin brenda restorantit.

“Përveç shërbimit, nuk na u lejua të flisnim me gazetarë apo të jepnim intervista” thanë stafi i kuzhines ku darkuan çifti .

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us