“S’do heshtim nëse Gjykata lajthit sërish”, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: E papranueshme!

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas statusit të djeshëm në X, të kryeministrit Rama që foli mbi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje page me 700 euro.

Gjykata Kushtetuese në reagimin e saj garanton se ushtrimi i funksionit të saj kushtetues është i pandikuar nga palët politike apo veprimtaritë dhe vendimmarrjet e tyre.

Më tej thekson se janë të papranueshme ndikimet apo përpjekjet që vënë në dyshim autoritetin dhe reputacioni e saj, gjë e cila cenon balancën mes pushteteve.

Dje, Unioni i Gjyqtarëve kërkoi nga ekzekutivi një rritje page me 700 euro.

Rama në X e quajti një lajthitje, teksa kujtoi edhe një herë tjetër kërkesën e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, që e quajti si “shaka” për të cilën fillimisht mazhoranca socialiste heshti, por tani nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Lajme të tjera |  "Rinumërimi për të fshehur farsën elektorale", Sula: PD i la kandidatët e listave të hapura në rrugë për të prishur procesin

Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.

Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us