Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit, Pandeli Majko, ka komentuar fushatën elektorale që është në kulmin e saj, duke adresuar spekulimet e mëhershme lidhur me mundësinë që kryeministri Edi Rama të garonte gjithashtu në këtë listë.
Në një intervistë të fundit, Majko ka shpjeguar se, ndonëse ai nuk është pjesë e njerëzve që mund të ndikojnë në vendimet e Ramës, sipas tij, një garë në listën e hapur me praninë e Kryeministrit Rama do të ishte “shumë e pabarabartë”.
“Nuk hyj te njerëzit që bind atë. Ai ka kokë më vete në këtë drejtim, por qëndrimi i tij në listën e hapur do e bënte garën shumë të pabarabartë,” tha Majko.
Ai ka shtuar gjithashtu se, për vlerësimin që ka ndaj Kryeministrit Rama, ai do ta kishte të pamundur të bënte fushatë kundër “kreut të familjes së tij politike”.