“S’e bind dot, Rama ka kokë më vete”/ Majko e zbulon: Ja pse kryeministri nuk garoi në listën e hapur

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit, Pandeli Majko, ka komentuar fushatën elektorale që është në kulmin e saj, duke adresuar spekulimet e mëhershme lidhur me mundësinë që kryeministri Edi Rama të garonte gjithashtu në këtë listë.

Në një intervistë të fundit, Majko ka shpjeguar se, ndonëse ai nuk është pjesë e njerëzve që mund të ndikojnë në vendimet e Ramës, sipas tij, një garë në listën e hapur me praninë e Kryeministrit Rama do të ishte “shumë e pabarabartë”.

“Nuk hyj te njerëzit që bind atë. Ai ka kokë më vete në këtë drejtim, por qëndrimi i tij në listën e hapur do e bënte garën shumë të pabarabartë,” tha Majko.

Lajme të tjera |  "Kemi epërsi të madhe ndaj kundërshtarit", Berisha i bindur: Programi ynë po pushton zemrat e shqiptarëve!

Ai ka shtuar gjithashtu se, për vlerësimin që ka ndaj Kryeministrit Rama, ai do ta kishte të pamundur të bënte fushatë kundër “kreut të familjes së tij politike”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us