Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka folur për mediat, pas seancës që u mbajt në Gjykatën e Posaçme për çështjen Gërdeci. Mediu foli në lidhje me dëshminë e Ylli Pinarit, për të cilin tha se është një nga dëshmitarët më të rëndësishëm për çështjen Gërdeci.
“Dua që të gjithë ta keni të qartë se Gërdeci është përcaktuar nga kompania dhe jo nga ministri i mbrojtjes. Kërkova dhe duhet ta vlerësoj zotin Pinari, pasi ka qenë një prej dëshmitarëve më të rëndësishëm të ngjarjes në Gërdec. Të paktën në raport me këtë çështje kemi detyrimin që të themi të vërtetën. Ministri nuk ka pasur asnjë kontakt as me kompaninë shqiptare dhe as me kompaninë amerikane”, u shpreh Mediu në fund të seancës.