Seferi pret me padurim përballjen me Rey Manajn, ‘derbi’ shqiptarësh në superligën turke

Bodrumspor luan nesër kundër skuadrës së Rey Manajt. Një takim që vë përballë Seferin, Ajetin dhe Manajn e Sivasspor.

Skuadra nga Bodrumi ndeshet në orën 18:00 në shtëpi kundër bardhekuqve. Taulant Seferi po stërvitet fuqishëm për këtë takim. Shqiptari i sulmit ka postuar një foto ku tregon lojën me top që ka kryer në seancën e sotme, një ditë para sfidës ‘derbi’ të legjionarëve. Në 11-shen e jeshilëve pritet të jenë të dy shqiptarët, si Arlind Ai mbrojtjes, po ashtu edhe sulmuesi kuqezi.

Në krahun tjetër edhe ‘bomberi’ shqiptar i Turqisë me shumë mundësi do të startojë nga e para. Rey luan që të shënojë sa më shumë gola për të rivalizuar emrat e mëdhenj të Superligës Turke. Dyshja e Bodrumspor ka si objektiv parësor, por edhe të vetëm qëndrimin në elitën e futbollit turk.

Seferi pret me padurim përballjen me Rey Manajn, 'derbi'

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us