Sekuestrohen 11 tonë kokainē në Spanjë, çfarë roli kishin shqiptarët

Në vetëm një javë, Policia Kombëtare në Spanjë ka sekuestruar 11 tonë kokainë në Galicia dhe Valencia të fshehura në kontejnerë detarë nga Amerika Latine, në atë që përfaqëson kapjen më të madhe të kësaj droge në Spanjë dhe një goditje të rëndë për organizatat shqiptare, më “i fuqishëm” aktualisht në Evropë.

Këtë të martë përgjegjësit e Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar të Policisë Kombëtare së bashku me ata të Agjencisë Tatimore kanë detajuar rezultatet e dy operacioneve të ndryshme të kryera në fund të nëntorit dhe në javën e parë të dhjetorit.

Nga njëra anë, operacioni Tonara ka qenë kapja më e madhe e kokainës në Galicia me 7.5 ton drogë të hequr nga kontejnerë dhe të fshehur në ton të ngrirë, që rezultoi në arrestimin e pesë personave. Operacioni i dytë, i quajtur Fulgor, ka lejuar arrestimin e 15 personave – i fundit prej tyre dje në Madrid – dhe sekuestrimin e 3.5 tonë drogë që mbërriti më shumë se një muaj më parë në portin e Valencias.

Lajme të tjera |  “Pyesin ‘sa është rroga?’, por s’bëjnë llogaritë se sa u ngelet”- Emigracioni, Rama: Italia është vështirësuar shumë, me 1500 euro pagë duhet të ndash shtëpinë ose…

Siç theksoi edhe kryekomisar i Brigadës Qendrore të Narkotikëve, Antonio Duarte, megjithëse janë dy operacione të ndryshme, ka disa hallka të përbashkëta. Pas të dyja dërgesave qëndrojnë rrjetet shqiptare, të cilat janë organizatat që kanë monopolizuar dërgesën e drogës drejt Europës në kontejnerë të dyfishtë nga deti”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us