Serbi “i padëshiruar” shitet në verë, Juventusi pritet të mbushë arkat me largimin e lojtarit

Juventusi pritet të mbushë arkat në merkaton e verës duke shitur një prej lojtarëve. Bëhet fjalë për Filip Kostic që prej sezonit të ardhshëm pritet të largohet përfundimisht nga “zonja e vjetër”.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Jose Mourinho është i kënaqur nga anësori serb dhe kërkon ta transferojë përfundimisht te Fenerbahce për sezonin e ardhshëm. Nga ky transferim, Juventusi pritet të përfitojë 5-6 milionë euro.

Së shpejti klubi turk dhe bardhezinjtë pritet të ulen në tryezë për të nisur negociatat mes palëve. Kostic këtë sezon me fanellën e Fenerbahce nën urdhrat e “Special One”, regjistron 19 paraqitje në kampionat, një gol dhe 6 asistime.

Lajme të tjera |  Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us