Serbia në heshtje zgjedhore

 Serbia është në heshtje zgjedhore përpara votimeve parlametare dhe lokale që mbahen këtë të fundjavë. Heshtja zgjedhore filloi në 14 dhjetor dhe zgjat 48 orë para ditës së zgjedhjeve deri në mbylljen e qendrave të votimit. Votuesit serbë do tju drejtohen kutive të votimit të dielën për të zgjedhur qeverinë e re të vendit dhe kryetarët e 65 bashkive, përfshirë kryqytetin.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës më herët gjatë këtij viti.

Në këtë garë, forcat kryesore janë Partia Progresive Serbe (SNS), e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, dhe koalicioni i përbërë nga parti opozitare “Serbia kundër dhunës”. Po ashtu në këto zgjedhje, do të marrë pjesë edhe lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon, Shaip Kamberi”.

Lajme të tjera |  Konstantinos Tassoulas zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Opozita serbe ka kritikuar vazhdimisht SNS-në – e cila ka pushtetin në Serbi që 10 vjet – se ka përdorur pushtetin për të ndikuar tek qytetarët serbë në orientimin e votës së tyre. Sipas sonazheve paraprake, Partia Progresive Serbe e Vuçiç qëndron përpara.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us