“S’është mirë nga koka kryeministri”/ Deputeti i PD përplaset me kryetaren e Kuvendit! Spiropali: Mos guxoni më, kaq! E turpshme fyerja e një personaliteti

Deputeti i PD-së, Asllani Dogjani ka replikuar me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, pasi ligjvënësi demokrat gjatë fjalë së tij në foltore u shpreh se socialistët drejtohen nga “dikush që ka nevojë për një vizitë mjekësore sepse dukshëm se nuk është mirë nga koka”.

Asllan Dogjani: Para dy ditësh e pamë me sytë tanë se si kryeministri i vendit përplasi tavolinën me grusht duke përdorur një fjalor banal, që nuk mund ta them. Edhe në gjuhën angleze F… Sepse atë ditë mori vesh që ish drejtuesi i fushatës së Trump kishte ardhur në Shqipëri dhe do të drejtonte fushatën e PD, si edhe e denoncoi kryetarin e PS si kukull në dorën e Soros.

Lajme të tjera |  "Po pres avionët F-35 nga Trump!", Erdogan: Shqetësimet e Greqisë janë të pa baza! Turqia nuk përbën kërcënim për askënd

Keni Kryeministër që jeton si monark, pi një shishe verë 33 mijë euro që lëviz me charter dhe blen vazo 5 mln euro, një biletë për ndeshje basketbolli e ble 26 mijë dollar. Ndërkohë 17 vjeçarja vret veten se s’ka fustan si shoqet e saj. Qeveria është bërë aleat i krimit.

Në krye të institucionit keni një njeri që sillet me brekë nëpër këmbë në zyrat e shtetit. Si mund të kërkoj llogari për rendin e sigurinë kur drejtoheni nga dikush që ka nevojë për një vizitë mjekësore sepse dukshëm se nuk është mirë nga koka.

Elisa Spiropali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin dhe mos guxoni më të diskutoni më në këtë foltore mbi shëndetin mendor, kaq, mos guxon më ta përdorni foltoren

Lajme të tjera |  I liroi karrigen në Kuvend, Zegjineja falënderon Maldritën dhe "përshëndet" Gaz Bardhin: Politikan i dështuar...

Asllan Dogjani: Mos guxoni, mos guxoni.

Elisa Spiropali:  Përfundoni fjalën, është e turpshme fyerja e një personaliteti, kryeministrit, presidentit, kryetarit të Kuvendit, deputetëve, nuk lejohet nga ajo foltore.

Drejtoheni nga një njeri që i dhimbte shpirti për Erion Vleiajn duke pretenduar se nuk dinte gjë për arrestimin e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us