Sfida e pazakontë e shqiptari, niset me vrap nga Kembrixhi, synon të arrijë në Tropojë për 40 ditë

Seb Ponari është një i ri shqiptar me banim në Angli. Ai nuk është i njohur në fushën e atletikës, por tani ka marrë qendrën e vëmendjes për një sfidë të madhe që ka ndërmarrë.

Nën moton “Një njeri. Një mision”, siç e pranon edhe vetë Ponari “kjo sfidë qëndrese nuk ka të bëjë vetëm me tejkalimin e kufijve… ka të bëjë me bërjen e një ndryshimi”.

Sfida e tij konsiston në një vrapim nga Kembrixhi i famshëm anglez deri në Tropojën e tij të lindjes. Janë gati 2 mijë e 750 kilometra, të cilat ai synon t’i përshkojë brenda 40 ditësh.

Ai e ka nisur sfidën më 10 maj dhe ai ka kaluar një pjesë të madhe të itinerarit të tij, teksa aktualisht ndodhet në Kroaci.

Në thelb, ky nuk është vetëm një veprim sportiv, por ka një mesazh ndërgjegjësimi dhe mbështetjeje për shëndetin mendor.

Lajme të tjera |  Refuzimi/ Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit e besimit mysliman, PS rrëzon kërkesën e PD

“Kjo sfidë është përtej lodhjes fizike, është një mënyrë për të ngritur zërin për ata që vuajnë në heshtje”, tha Ponari.

“Dua të mbledh fonde dhe të nxis bisedën për shëndetin mendor, sidomos në komunitetet shqiptare”, zbuloi ai.

Rrugëtimi i tij ka kaluar dhe ende kalon në një pjesë të mirë të Europës, ndërsa vetë ai ka zbuluar se përshkon mbi 65 kilometra në ditë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us