Sfidojnë Egnatian në gjysmëfinale, “Ultras Guerrils” të organizuar drejt Rrogozhinës

Partizani udhëton në transfertë për të sfiduar Egnatian në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Kpën e Shqipërisë. Një sfidë shumë e rëndësishme dhe delikate për skuadrat që kërkojnë fitoren për të qenë më afër finales.

Për të kuqtë do të jetë një e rëndësishme, pasi synojnë të fitojnë këtë trofe pas 21 vitesh mungesë. Me Skënder Gegën në stol, tifozët besojnë se gjithçka mund të arrihet.

Dhe në këto kushte mbështetja e tyre ndaj skuadrës nuk do të mungojë as në këtë transfertë. Kështu “Ultras Guerrils” kanë treguar se do të udhëtojnë ppër në Rrogozhinë, ndërsa kanë zbuluar edhe orarin e nisjes.

“Nesër, ora 17:00 tek Pallati i Sportit, nisemi drejt Rrogozhinës për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës, Egnatia – Partizani. Forca Partizani”, shkruhet në postimin e tyre.

Sfidojnë Egnatian në gjysmëfinale, "Ultras Guerrils"

Lajme të tjera |  Një italian vendos drejtësi në “Air Albania”, para 10 vitesh ka gjykuar kuqezinjtë në “Qemal Stafa” (EMRI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us