Shabani: Nëse do të ishim bashkuar me Berishën, do të kishim më pak vota, ujërat e bardha nuk duhen përzier me të zezat

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka folur për rezultatin e aritur në zgjedhje dhe akuzat se partitë e reja dëmtuan PD-në.

Ai deklaroi  në Quo Vadis se edhe sikur i gjithë fronti opozitar të ishte bashkë, sërish Sali Berisha do të kishte më pak vota se Edi Rama.

Sipas tij nëse forcat e reja do të bashkoheshin me PD do të merrnin më pak vota.

Pjesë nga biseda: 

Shabani: Ajo që ka ndodhur është që 300 mijë njerëz që në 2021 kanë votuar PD, nuk kanë votuar PD këtë herë. 100 mijë kanë ndenjur në shtëpi, kurse 150 mijë votuan partitë e reja. Por Rama ka rënë 34 mijë vota, dhe tjetra është se ai ka marrë më shumë vota. Një sistem si ai i Kosovës do të kishte 9 mandate më pak.

Pra ai merr më shumë mandate seç i japin shqiptarët. E dyta dekurajimi i votuesit, i kemi me prova. Praktikisht votuesit Rama do ti mbajë, çelësi është se a mobilizohen ata përballë.

Lajme të tjera |  Situata qesharake në Partinë Demokratike

Sfida e opozitës është a do t’i sjellim këta njerëz të votojnë. Merrja votat e mia të Qorit të Shehajt, prapë Berisah nuk e kap dot Edi Ramën. Pra diferenca mes Berishës dhe Ramës ëshët 330 mijë vota. Ne kemi marrë 150 mijë vota, 170 mijë tjetër nuk jemi ne.

Borakaj: Nuk bëhet llogari kështu, edhe ju të voglat po të ishit bashkë do kishim më shumë bashkë.

Shabani: Kemi Lanën psh, Lana ngaqë ka pak ujë i kanë futur ujërat e zeza këta. Por ti nuk e pi më atë. Pra nëse bashkon ujërat e bardha me të zeza, atëherë nuk ka më. Po të bashkoheshin forcat e reja me Berishën do të kishte më pak vota.

Lajme të tjera |  Lulzim Basha i vë çelësin zyrave të “Euroatlantikëve”? Reagon ish-kryedemokrati

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us