Shans i “artë” për Kristjan Asllanin, kapiteni dhe mesfushori i Interit humbasin ndeshjen e radhës

Pas një gjysmëfinale ëndrrash ndaj Barcelonës dhe një kualifikimi të madh, Interi do të rikthehet të luajë në Serie A. Të dielën në orën 18:00 zikaltrit do të udhëtojnë në transfertë ku do të përballen me Torinon.

Një sfidë vendimtare kjo për Interin nëse dëshiron të jetë në garë për titullin kampion. Sfida ndaj Barcelonës, i ka lënë me “pasoja” zikaltrit pasi do të udhëtojnë në transfertë pasnesër me mungesa të rëndësishme.

Bëhet fjalë për Lautaro Martinezin që nuk ishte në gjendjen e tij optimale ndaj katalanasve dhe sot ka kryer punë të diferencuar në stërvitje. Por kjo nuk e ka ndihmuar argjentinasin të japë kontribut në sfidën ndaj “granatave”.

Lajme të tjera |  Milani TRONDITET pak ditë para finales, titullari i kuqezinjve lë fushën i dëmtuar

Gjithashtu edhe Henrikh Mkhitariyan ka kryer stërvitje individuale, por nuk do të jetë në fushë përballë Torinos. Një mundësi e mirë kjo për Kristjan Asllanin që pritet të nisë si titullar sfidën e radhës në kampionat falë mungesës së armenit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us