Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka prezantuar këngën e saj më të fundit “Shape of Me”, të kushtuar nënës së saj. Në videoklipin e këngës, e cila është në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia” Keith Urban, shihen momente të shumë vite më parë të familjes Ora.
Në videoklip shihen momente nga fëmijëria e Ritës, ndërsa po ashtu shfaqen momente nga jeta e babait të Orës, motrës dhe vëllait të vogël. Kënga është pritur mjaft mirë nga ndjekësit ndërsa ka marrë komente të shumta positive.