Shefiko që e “ndante” burrin me 200 gra

Nënë Shefiko, personazhi i radhës në emisionin Real People rrëfeu historinë e jetës, që nga martesa 50-vjeçare me bashkëshortin e deri te humbja e 2 fëmijëve.

Ajo tregoi për gazetarin Flori Gjini se me bashkëshortin ishte martuar në moshë të re dhe nuk kishte qenë asnjëherë xheloze, edhe pse ai punonte me qindra gra.

“Pasi u fejova iku 1 vit oficer në Tiranë për zbor për gratë. Ishte shefi i madh i grave i tërë zonës.

Me 200 gra e 300 gra, edhe nga rrethet. Unë ndenja në shtëpi, dhe më dërgonte ndonjë letër dashurie, e lexoja 2-3 herë, qaja, qeshja dhe e grisja.

Kur iku për herë të parë e përcolla por nuk ja dhashë dorën, kisha frikë nga babai. Kishte një autoritet të madh, kishte motrën komandante toge dhe fuste atë të merrej me gratë. Kishte autoritet të fortë dhe nuk ishte xheloz”, tregoi nënë Shefiko.

Lajme të tjera |  Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us