Sheikët duan Brojën, Newcastle synon të marrë sulmuesin “kuqezi” në janar

Me siguri që duhet të jetë tepër i lodhur nga e gjitha kjo. Armando Broja mbetet në ajër, ndërsa sa më shumë afron janari, aq më shumë shtohen zhurmat në tregun e futbollit. Historia e fundit është për interesimin e Newcastle për shërbimet e sulmuesit “kuqezi”, me trajnerin Eddie Howe që kuptoi se nuk mund të përballojë sezonin vetëm me dy lojtarë ofensivë si Isak e Wilson.

Sidoqoftë, a do të ishte Newcastle ekipi i duhur për të? Jo edhe aq, pasi nëse Isak e Wilson janë në formë, shqiptari do të mbetej në stol. Pritet që Broja të zgjedhë, ndërsa West Ham është interesuar gjithashtu për të. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka treguar se nëse luan rregullisht, siç ndodhi te Southampton gjithnjë në Premier League, ai mund të jetë një “yll” i vërtetë i kampionatit anglez.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Elbasani shton kualitetin në mesfushë, ish-i i Partizanit vishet verdheblu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us