Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë

Dy punëtorë shqiptarë u plagosën rëndë kur një çati mbi të cilën po punonin u shemb dhe ata u rrëzuan nga kati i tretë. Aksidenti u raportua në orën 8:30 në “Triq Sir Luigi Preziosi”. Sipas “Times of Malta” mësohet se dy burrat, të dy shqiptarë, po punonin në një pronë në ndërtim e sipër, kur në një moment u hodhën në çatinë e pronës ngjitur.

Në atë moment çatia u rrëzua dhe gjithashtu u rrëzuan tavanet e dy kateve poshtë tyre, kështu punëtorët që përfunduan në katin e parë mbi rrënoja. Dy burrave, të moshës 26 dhe 32 vjeç iu dha ndihma e parë nga një ekip mjekësor dhe oficerë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile. Por gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

Lajme të tjera |  Radhë kilometrike e automjeteve nga Kosova, drejt Shqipërisë për të përkrahur kombëtaren

E sa i përket pronarëve të shtëpisë, asnjë nuk ishte në godinë.

Çifti, rreth të 90-ave ishin shpërngulur muaj më parë, nga frika për jetën e tyre për shkak se në godinën ngjitur po punohej. Ata i thanë vajzës së tyre se nuk donin të “përfundonin si Miriam Pace”, e cila vdiq nën rrënojat e shtëpisë së saj në vitin 2020 kur punimet në shtëpinë ngjitur shemben dhe shtëpinë e saj.

Incidenti i dytë brenda një jave

Më pak se një javë një tjetër shqiptar ndërroi jetë kur një çati u shemb gjatë punimeve në një pronë në Sliema. Bari Balla, baba i gjashtë fëmijëve vdiq në vend, ndërsa dhëndri i tij, i cili punonte me të, u lënduar por pa rrezik për jetën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us