Shenja në krahë dhe dyshimet për kohën e vdekjes, a bashkëpunoi nëna e Samson në vrasjen e Ilarias

Në krahët e Ilaria Sulës janë konstatuar plagë që mund të ndryshojnë dinamikën e vrasjes së saj. Mediat italiane shkruajnë se versioni i ofruar nga Mark Antony Samson, autori i krimit, nuk ka qenë kurrë bindës dhe ai e ka dëshmuar veten absolutisht të pabesueshëm në shumë pika të tjera të këtij krimi.

Gjurmët e gjakut në rrobat e Ilaria Sulës dhe në dhomat e tjera të banesës së vogël në via Homs të Italisë, janë provat mbi të cilat është fokusuar java e dytë e hetimeve për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare nga ish-i dashuri, e cila ishte studente në Universitetin Sapienza. Këtyre provave u janë bashkuar edhe plagët që mjekët kanë konstatuar në krahët e Ilarias dhe që sipas hetuesve, tregojnë se ka pasur një tentativë për tu arratisur nga ana e të resë deri në momentin e fundit.

Lajme të tjera |  FOTO/ Rama BAST nga Kuçi i Vlorës, ja sa MANDATE merr PS në 11 maj!

Deri më tani, roli i nënës së tij, Nosr Manplaz, është pastrimi i shtëpisë nga gjaku dhe në sigurimin e mbështetjes praktike për djalin e saj 23-vjeçar për të gjetur lecka, produkte, çanta, gjithçka që ishte e dobishme për të fshehur trupin.

Por nuk mund të përjashtohet një përfshirje e mundshme dhe më serioze në vrasje, pasi dyshohet se ajo e ka parë vajzën ende gjallë, por nuk ka kërkuar ndihmë. Nëse vërtetohet kjo gjë, nëna e Samson do të akuzohet për bashkëpunëtore në vrasje.

Hipoteza ka qarkulluar që në momentin e parë, por mungon një informacion vendimtar për ta konkretizuar atë: kohën e saktë të vdekjes së Ilarias, të cilën autopsia nuk arriti ta përcaktojë duke qenë se trupi u gjet një javë pas vrasjes. Në kartelë është vendosur një hark kohor i përputhshëm me mbrëmjen e datës 25, kur ajo shkon në shtëpinë e Markut, ashtu edhe me mëngjesin e datës 26 kur ai thotë se e vrau.

Lajme të tjera |  Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA? Çfarë do të thotë mesazhi i gazetarit amerikan tani?

Por, dyshimet janë të shumta. Nëse Ilaria do të ishte ndalur për të fjetur me dëshirën e saj në shtëpinë e Samson, siç do që ai vetë ta besojmë, mbase do të kishte gjetur një mënyrë për të qenë më rehat natën dhe do të kishte ndërruar rrobT.

Pse mbante ende rrobat e një dite më parë?

Hipotezat të çojnë drejt mbrëmjes së datës 25, gjë që do të përfshinte dhe nënën e 23-vjeçarit në krim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us