Myrto Uzuni shënoi golin e dytë me fanellën e Austin FC. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit që ekipi i tij fitoi në shtëpi 3-2 përballë El Paso.
Në përfundim të këtij dueli është vetë sulmuesi beratas që ka folur. Ai është shprehur se ekipi i Austin ishte i uritur për fitore, duke theksuar se së bashku me shokët bënë një punë shumë të mirë.
“Patëm karakter dhe uri. Të gjithë ishin të uritur për të fituar dhe për të sulmuar në çdo moment. Mendoj që të gjithë bëmë një punë të shkëlqyer në pjesën e dytë, por gjithashtu edhe në pjesën e parë. Ky është futbolli. Pësuam 2 gola, por duhet të jemi të lumtur me këtë fitore”, është shprehur Uzuni.