Shënoi ndaj Bylisit, Regi Lushkja ngjitet në “piedestal”

Regi Lushkja është padiskutim lojtari më kryesorë i Egnatias në këtë sezon. Mesfushori po bën paraqitje fantastike me kampionët, teksa po vazhdon t’i udhëheqë drejt titullit të dytë rresht

Ish-i i Laçit si një lider i vërtetë ka arritur të bëjë mjaft mirë para portës dhe goli që shënoi diën e djeshme ndaj Bylisit e ka ngjitur në “piedestal”. Kjo pasi Lushkja ka arritur në kuotën e 14 golave, po aq sa Bekim Balaj i Vllaznisë.

Mesfushori po bën më së miri rolin e një “bomberi” te rrogozhinasit, teksa tashmë ka barazuar me numrin e golave sulmuesin shkodran. Ky i fundit prej disa javësh nuk arrin dot të gjejë rrugën e rrjetës dhe tahmë Lushkja është kandidati kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë” të këtij sezoni në Superiore.

Lajme të tjera |  Lë me “gisht në gojë” Barcelonën, zbulohen detajet e kontratës së re “monstruoze” të Niko Uilliamsit te Atletik Bilbao

Kujtojmë se kanë mbetur edhe 4 ndeshje drejt fundit të Superiores për të mësuar më pas edhe çfarë do të ndodhë me këtë dyshe, të cilët padiskutim do të na dhurojnë “shoë” edhe në finalet e “Final – Four”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us